Teksa e sheh duket si një vezë normale, por vlera e saj arrin çmimin e një makine luksoze. Daily Mail shkruan se një vezë e veçantë Pashke ka dal këto ditë në shitje në Britaninë e Madhe. Nuk po flasim për një vezë dosido, apo edhe që mund ta blejë çdokush. Bëhet fjalë për një vezë të punuar me flori të bardhë 18 karatësh dhe e veshur me plot 910 diamantë. Sikurse duket edhe nga fotot e publikuara, ajo mund të hapet dhe brenda saj ka hapësirë të mjaftueshme për të vendosur dy foto të vogla. Veza është lançuar nga faqja VeryFirstTo dhe argjendaria londineze Martin Jefferies, e cila ka vendosur të sjellë diçka ndryshe, frymëzuar edhe nga Pashka. Çmimi i saj arrin vlerën e plot 215 mijë paundëve. Epo, jo kushdo mund ti lejojë vetes një vezë të tillë Pashke.