Koha po tregon se vetullat e trasha vazhdojnë të mbeten në modë. Dhe mesa duket ky trend do të rritet edhe më tej në të ardhmen. Edhe shumë femra të njohura të Hollywood-it e demostrojnë më së miri këtë trend, si përshembull aktorja dhe modelja Cara Delevigne.  Nëse edhe ju dëshironi që të keni vetulla të trasha dhe të plota, ne do të iu tregojmë disa truke të thjeshta, të huazuara nga blogeret e njohura. Fillimisht niseni duke iu dhënë vetullave tuaja një formë të mirë, ku këndi i brendshëm i tyre duhet të jetë në të njëjtin rrafsh me rrënjën e hundës.Para se të filloni me heqjen e vetullave, të gjitha zbrazëtitë duhet t’i mbushni me laps kozmetik. Pas kësaj, vetullat duhet t’i krihni në drejtim të ballit.
Zgjerojeni harkun e vetullave
Pasi të hiqni qimet e tepërta të vetullave, vendoseni pincën në diagonale nga këndi i brendshëm i syrit deri te pika më e lartë e vetullave dhe me laps mbushni zbrazëtitë. Në fund, vendosni në vetulla vendosni pak pudër shkëlqyese, e cila do të thithë yndyrën e tepërt.
Vetullat e dendura
Nëse nuk keni vetulla të dendura, ato mund t’i bëni me pak mjeshtëri. Theksoni vetullat me disa lëvizje të shpejta të lapsit. Filloni nga këndi i brendshëm, duke shkuar drejt atij të jashtëm, kurse zbrazëtitë e mbetura mbushini me pudër për vetulla.