Është e vërtetë që kjo është stina e eksperimentimit, dëshirës për të guxuar me ngjyra dhe prerje të ndryshme, duke krijuar idenë se flokun e dëmtuar e keni lënë pas me dimrin. Por edhe në këtë det shpikjesh dhe lirish ka një dëshirë për natyralen të përbërë nga prerje të sofistikuara dhe stilime që flasin për elegancë pa kohë.  Tendenca është prerje voluminoze e balancuar.
Në vitin 2017 ngjyra është kafe e artë. Falë lojës me dritën dhe hijet për të krijuar imazhe komplekse, jepet edhe efekti natyral. Stili është flok i shkurtër, por jo shumë.