Vetëm 20 km larg Sarandës, në trekëndëshin Xarrë, Mursi e Konispol, gjendet i fshehur thesari i agrumeve shqipëtare. Mjafton të largoheni nga “metropoli” sarandiot dhe brenda më pak se 30 minutave ju do ta ndjeni aromën e atij fruti aq të dashur e familjar.
Organizata siUSAID, AAC Lushnja dhe qeverisja vendore, kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e sektorit të agrumeve në vendin tonë, pasi u duket një nga sektorët më premtues.
Ata madje kanë katër vite që e promovojnë këtë fakt nëpërmjetFestivalit të Mandarinave, që mbledh në këtë zonë banorët, kultivuesit e agrumeve, specialistë, tregëtarë, financues, përfaqësues të pushteteve, etj., por mbi të gjitha fëmijë, të cilët mandarinën e kanë në gjak dhe po rriten me të.
Mes shumë aktivitetesh si konkurse, valle,lojëra, degustime agrumesh apo ëmbëlsirash të bëra me to, u prezantua risia më e fundit e këtij sektori.
4 agrume të reja janë testuar për disa vite, duke fituar fatmirësisht nënshtetësinë shqipëtare.
Ato meritojnë një prezantim të shkurtër dhe pse jo, mikpritje në shtëpitë tona.

Grejpfruti - ose ndryshe Citrus Paradise është një frut që njihet për shijen e tij të veçantë(jo më kot i është shtuar fjala parajsë nga mbrapa).

Botanikisht, grejpfruti është një hibrid që vjen nga kryqëzimi rastësor ndërmjet portokallit të zakonshëm të ëmbël dhe portokallit pomelo (madje shpesh ngatërrohet me të).

Ngjyra e lëkurës së tij shkon nga e verdhë në të kuqe,ndërsa tuli kalon nga e bardha, në të kuqe apo rozë, me shkallë të ndryshme ëmbëlsie (tuli i kuq është zakonisht më i ëmbli).

Pema e grejpfrutit shkon deri në 15 metra dhe ka lule me katër petale të bardha.

Fruti ka vlera të larta ushqyese sidomos vitamin C, B2, B3, B5, B9, E dhe pektinën. Ndërsa fruti me ngjyrë të kuqe përmban edhe pigmentin likopen. Studimet kanë treguar se lëngu i tij ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ka të dhëna se ekstraktet e farave të tij kanë veti antioksiduese sikurse dhe antibakteriale.

Ka një mit popullor se greipfruti ka sasi të bollshme spermidine, një poliaminë e cila mund të vonojë plakjen, fakt ende i pakonfirmuar ama.

Prodhimi botëror i grejpfrutit është rreth 8 milion ton, me prodhues më të madh Kinën, ndjekur nga SHBA dhe Meksika.

 

Citrus Bergamia - (apo portokalli bergamo) është emri shkencor i bergamotos. Hipoteza e prejardhjes së emrit është se rrjedh nga qyteti Italian i Bergamos. Pema e bergamotos nuk është e gjatë dhe gjithashtu ka lule të bardha dhe me aromë të veçantë.

Sidoqoftë, fruti i tij nuk hahet, por ekstraktet e tij përdoren në industrinë ushqimore për parfume dhe kozmetikë.

Shija e lëngutështë më e hidhur se e grejpfrutit , por më pak e thartë se e limonit.

Fruti me madhësi sa e portokallit, në ngjyrë të verdhe si limoni, në formë dardhe të shtypur, përmban gjendra me vajra eterikë.

Prodhimi i tij është përqëndruar në bregdetin Jonian në krahinën e Reggio Calabrias, po ashtu edhe në Bregun e Fildishtë, Francën jugore, Antalia, etj.

 

Kumkuati - është një dru që jep fruta dhe futet në familjen Rutaceae (klasifikohet në gjininë Fortunella apo edhe atë të agrumeve).

Fruti i kumkuatit në formë ngjan me portokallin, por është shumë i vogël, pothuajse sa një ulli i madh ama me ngjyrë portokalli dhe shije mandarine disi më të hidhur. Mund të konsumohet me gjithë lëkurë pasi është e ëmbël.

Teksa piqen,ato kalojnë nga ngjyra e gjelbërt në të verdhë e pastaj në portokalli. Janë të forta në prekje dhe mund të ruhen në temperaturën e dhomës 3-4 ditë dhe në frigorifer për mbi 3 javë.

Ky frut si shumica e fruteve të agrumeve përmban sasi të lartë të vitaminave A, C dhe E. Të gjitha këto vitamina ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira nga trupi, duke e mbrojtur nga kanceri, diabeti, infeksionet, etj.

Kumkuati përdoret për konsum, por edhe për dekor (sikurse është njohur në Shqipëri vitet e fundit) sepse pema shkon në gjatësinë 2.5 – 4.5 metra dhe kjo e bën të përshtatshëm për t’u mbajtur në saksi. Mund të bëhet edhe bonsai.

Ishulli i Korfuzit është i famshëm edhe për prodhimin e glikosë së kumkuatit, e cila është një nga më të shijshmet. Por kumkuati përdoret edhe për të bërë marmaladë, prevede dhe liker. Prej këtij fruti mund gjithashtu të përgatisni lëngje të ndryshme.

 

Qitro - Emërtohet në latinisht si Qitrus Medica, që e lidh këtë frut me efektet pozitive për mjekime. Mendohet se origjina e tij vjen nga Persia dhe nga aty u mor nga hebrenjtëe më pas grekët.

Qitroja ka një frut të madh, përgjithësisht të verdhe me formë si limoni, por shumë më i rrudhur se ai. Fruti ka një lëkurëdelikate e tëëmbël me shumë tul, që ka një shije pak të hidhur dhe aromatike. Lulet e pemës, janë ngjyrë vjollcë.

Qitroja ka qenë kultivuar në vendin tonë vetëm në disa zona si Borsh, Dhërmi dhe Palasë. Kjo, pasi prodhohej për t’ua shitur hebrenjve, të cilët e kishin si simbol fetar gjatë festës se Tabernaklës. Në gjuhën e tyre hebrenjtë e kanë quajtur qitron “etrog” dhe duhet ta kishin në tryezë gjatë festës së lartpërmendur.

Petro Marko në librin e tij “Retë dhe Gurët” tregon se si tregëtarët e Dhërmiut përmes anijeve e dërgonin prodhimin e tyre të qitros deri në portin e Triestes dhe më pas ajo shpërndahej për të qënë në tavolinë  e festës deri larg në Poloni.

Përveç përdorimit fetar, frutat e qitros përdoren për të bërë marmalatë, gliko dhe lëng.

Lëkura etij është e përdorshmëpër gatimin e ëmbëlsirave si dhe për bërjen e “ujit të qitros”, që përdoret për t’i dhënë erën e këndshme vermuthit dhe për qëllime mjekësore.