Këtë fundjavë janë Pashkët, koha për pefekte për të hequr të gjithë stresin dhe ngarkesën e javës dhe për të shfrytëzuar kreativitetin tuaj me dekorimet e ndryshme që mund të krijoni. Ka pafund ide dhe mënyra sesi mund të dekoroni shtëpinë, kopshtin, tavolinën, shportën e me radhë. Mbi të gjitha duke u zbavituar dhe pa shpenzuar para.
Ne do t’ju tregojmë disa ide të thjeshta dhe origjinale për dekorime:
Vezët
Nuk është e thënë që të jenë vetëm vezë natyrale, por dhe artificiale. Mjafton që fillimisht me penel të ngjyrosni bazën me të bardhë, ta lini të thahet e bashkë me fëmijët ta dekoroni siç dëshironi. Pas kësaj vjen hapi tjetër, ai i vendosjes në vende të ndryshme të shtëpisë. Për shembull, ti vendosni në një kavanoz, në një gotë, apo akoma më mirë në një vazo lulesh.
Lepuj, tekstile dhe shporta
Një ide tjerër shumë interesante është ajo e dekorimit të tavolinë, vendosja e koshave të mbledhjes së vezëve të shoqëruara me lepurusha simpatikë prej kartoni. Mundohuni të zgjidhni shporta me thurje të përmasave të tilla që të mund të mbajnë copa të vogla rrobe. Kur përgatisni bazën, vazhdoni me mbushjen, në fillim me kashtë apo polisterol dhe sipër vezët. 
Duke përdorur kartona të përmasave të mëdha, vizatoni e më pas prisni një lepurush simpatik duke e  ngjyrosur.
Një sugjerim: Për sytë mund të përdorni kopsa. Për ta bërë shportën më të veçantë fusni brenda diçka speciale, ndoshta ndonjë çokollatë për të kënaqur fëmijët tuaj me lojën “në kërkim të thesarit”.