Të gjithë e dimë që nëse pimë kafe, ngjyra e smaltit të dhëmbëve tanë do të ndryshojë. Dhe fatkeqësisht, me kalimin e kohës na duhet të shkojmë te dentisti për të zbardhur dhëmbët, sepse edhe kujdesi me furçën e dhëmbëve nuk ka gjithnjë rezultatin që do të donim. Por kjo pije me kafeinë mund të zbardhë dhëmbët nëse e përdorni përgjithmonë. Tani, në sajë të dy vëllezërve sllovakë, David dhe Adam Nagy ka një zgjidhje: kafe transparente.

Risia
Kafja transparente prodhuar nga kompania britanike e kafesë CLR CFF, ofron të njëjtën sasi kafeine që gjendet në një filxhan tradicionale kafeje. Sipas tyre, kafja transparente është një “kombinim i teknologjisë dhe cilësisë së përbërësit”. Ky produkt është pa shije artificiale, pa ëmbëlsues, sheqer dhe stabilizantë. “Metoda e prodhimit është bazuar në përpunimin fizik dhe nuk përfshin ndonjë lëndë kimike”, - thotë bashkëthemeluesi David Nagy tregon për “Standard Evening”.

Kjo kafe do të shmangë njollat ​​me ngjyrë të errët kafeje në dhëmbë. Vëllezërit Nagy kanë vuajtur nga njollat kafe dhe kjo ishte një arsye për ta prodhuar atë. “Ne kemi pirë gjithnjë kafe të rënda”, - thotë David Nagy. “Nuk kishte asgjë në treg që do të përshtatej me nevojat tona, kështu që ne vendosëm ta krijojmë vetë recetën tonë”. Pas tre muajsh eksperimentimi, lindi edhe kafja transperente dhe krijuesit thonë se ajo është "unike në shije dhe aromë". Deri tani, ajo është në dispozicion vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Sllovaki.