Rreth 40 prodhues nga i gjithë vendi paraqitën produktet e tyre në një panair një ditor që u zhvillua në Tiranë në fundjavë me produkte tërësisht shqiptare. “Promovimi i vlerave të ushqimeve dhe produkteve shqiptare duhet ruajtur dhe tejçuar për të na veçuar nga pjesë tjetër e rajonit por edhe për të rritur ekonominë vendase,” - theksoi një nga organizatorët e panairit.

Mes produkteve që u paraqitën ishin vera, rakia, çaji, dhjathi, por edhe vaji i ullirit, mes të cilit një prej prodhimeve më cilësore të Tiranës, vaji i ullirit “Subashi”. Prodhimet e paraqitura në këtë panairi ishin vërtet të veçanta, duke shpalosur varietete nga të gjitha zonat gjeografike të Shqipërisë. Sipas organizatorëve, panairi do të organizohet çdo vit.