Kultivimi i duhanit në tregun vendas ka pasur luhatje, të cilat janë ndikuar edhe nga kushtet ekonomike e sociale të vendit. Megjithatë, ekspertët shprehin bindjen se interesi i fermerëve po rritet dhe zhvillimi i këtij sektori do të ndihet shumë shpejt. Në vendin tonë prodhimi i duhanit si një kulturë bujqësore konsiderohet shumë rentabël, ndaj fermerët po rrisin interesin për t’ju rikthyer prodhimit të saj.

Ekspertët shprehen se, të ardhurat nga kultura e duhanit janë rreth 3-4 herë më te larta se kulturat e tjera bujqësore. Tokat dhe kushtet klimatike në vendin tonë janë shumë të përshtatshme, sidomos në zonat e Dumresë (Shqipërinë e mesme), por edhe në Shkodër. Për kultivimin e duhanit, nuk ka nevojë të adaptohen metodika dhe praktika të reja pasi fermerët shqiptarë janë të aftë ta bëjnë këtë dhe kanë traditë të hershme. Ajo që duhet në fakt është shtimi i firmave të grumbullimit dhe hapja e tregut për eksporte, faktorë që do të nxisnin prodhimin e produkteve të duhanit dhe për të realizuar ciklin e mbyllur në vend.