Është sezoni i kumbullave, të cilat sipas dietologes Anila Kalleshi janë shumë të mira, sepse përmbajnë rreth 40 kalori dhe prandaj janë të përshtatshme, si ushqim dietik. Sipas saj, ato përmbajnë edhe shumë substanca të tjera të dobishme si: betakarotinë, fibra bimore, yndyra bimore, vitamina B, C, E, K, hekur, vaj eterik, kalium, kalcium, magnez, acide organike, karbohidrate, celulozë.

“Kumbullat e thata përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektiv në luftën kundër radikalit superoksid anion. Kumbullat kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmbajnë kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit.

Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.

Kumbulla ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si: aknet, anemia, astma, arteroskleroza, sëmundjet e dhëmbëve, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, diabeti, kolla, mundimit dhe vjelljes, disa lloje të kancerit (parandalimi dhe shërimi), nervozizmi, rënia e imunitetit, niveli i ngritur i kolesterolit, ftohja dhe gripi, stresi, kanalet urinare, probleme me nervat dhe tretjen, probleme me shtypjen e gjakut, probleme me metabolizmin, probleme me mëlçinë, kundër plakjes dhe infeksioneve të ndryshme, kundër herpesit, lodhjes kronike, celulitit. Konsumoni sa më shumë. Tani është koha e tyre. Përfitoni nga gjithë këto vlera :)”, - thekson dietologia Anila Kalleshi.