Plot dhurata dhe shumë buzëqeshje çoi “Tirana Expo Centre” gjatë fundvitit, për dhjetëra familje në nevojë. Tryeza e festive ishte me më shumë gëzim për shumë njerëz, falë dhuratave që “Tirana Expo Centre” shpërndau me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës në fushatën #unedhuroj.Vizitorët dhe pjesëmarrësit ishin pranë familjeve në nevojë,  duke treguar kështu përgjegjësinë sociale dhe duke iu zbukuruar ditët këtyre njerëzve.

Panairi i festive solli pranë konsumatorit një ambient festiv me lojëra për fëmijë, zona rekreative, fushata dhurimi, shorte për fitimin e produkteve dhe shërbimeve, ambjente për pije dhe ushqim.

I organizuar nga  “Tirana Expo Centre”,  Qendra e Panaireve, e lokalizuar në godinën e ish-Praktiker,  panairi vendosi të hapte dyert për të gjitha subjektet pjesëmarrëse, të cilët dëshironin të ishin më pranë konsumatorit final me ofertat, okazionet, paketat e produkteve dhe shërbimeve. Panairi i Festave solli për herë të parë në një ambient interaktiv  frymën festive të sezonit të blerjeve, ofertave, dhuratave, shportës së konsumit për festat e fundvitit dhe prenotimit të hershëm të paketave turistike.

Telebingo Shqiptare dhe “Tirana Expo Centre”, me partneritetin e kompanive pjesëmarrëse, dhuruan produkte dhe shërbime për blerësit e biletave të Telebingos në ambjentet e Panairit të Festave, si: një dhomë gjumi të kompletuar nga kompania "Shaga - Design & Mobilim”, dy smartphone nga “Olitec Albania”, dy dyshekë dopio dhe aksesorë nga "Evolflex”, divanë për arredim nga mobileri "Real", paketë turistike çift nga "Albania Travel & Voyage", tapet nga “Magic Carpet”, dyshekë nga “Almero”, dy paketa turistike çift nga “Pashaj Travel & Tours”.

Mbi 64 pjesëmarrës u bënë pjesë e festës në “Tirana Expo Centre”, duke përfituar paralelisht nga mundësia e ekspozimit dhe shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tyre.

Festa e organizuar këtë vit nuk do të jetë e vetmja e “Tirana Expo Centre”, e cila do të vijojë të gjendet pranë konsumatorit çdo fundvit, “për të garantuar aksesin drejt okazioneve dhe ofertave më të mira, duke u shndërruar në destinacionin e festave të fundvitit”.