Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre 10-vjeçare pikërisht në kalanë e Petrelës. Dasma e tyre ‘magjike’ ka mbledhur rreth saj 300 miq dhe të ftuar nga bota e televizionit dhe jo vetëm.

Interpretimi artistëvë këngëtarë si Aurela Gaçe, Ardit Gjebrea, Landi, Ermal Mamaqi dhe shumë të tjerë, e ka bërë dasmën e tyre akoma më të paharrueshme. Nuk kanë munguar emocionet e forta dhe përlotjet, veçanërisht në momentin kur Turjani ka kënduar këngën’ Të dua sa të jetë jeta!’, një dedikim special për Orindën.

Elementët e traditës shqiptare e kanë bërë këtë dasmë akoma më madhështore dhe speciale, pavarësisht dekorit dhe veshjeve moderne. Gjëja më e rëndësishme ishte edhe menuja e dasmës, ku sigurisht mbizotëronin gatimet tradicionale shqiptare. Vallet dhe djegia e shamisë së beqarit ishin poashtu dy elementë të tjerë tradicionalë që e bënë këtë ngjarje përrallore.