Mbrëmja e së shtunës shënoi në Korçë për të dhjetin vit radhazi festën e lakrorit. Tashmë ky ushqim karakteristik i këtij qyteti ështė kthyer në një arsye për të mbledhur pranë vetes, qytetarë të zonës, turistė por edhe të huaj. Ata kanë mundësi të shohin më nga afër mënyrën sesi përgatiten lakrorët tradicionalë tė zonës.  

Më i preferuari rezulton tė jetë lakrori me qepë e domate. Gratë që i përgatisnin lakrorët shprehen se recetën e kanë trashëguar nga mamatë e tyre dhe nga vjehrrat. Qëllimi  ështė që recetën e shijshme të lakrorit t’ia lënė pas edhe vajzave të tyre. Festa u zhvillua në fshatin Polenë  të Korçës ku amvisat për gati 4 orë përgatiten një numër tė madh lakrorësh të pjekur në saç. Kjo u dha mundësi të pranishmëve që ti shijonin të sapo bëra dhe të ngrohta.

Kjo festė është një nismë e Bashkisë së Korçës për të gjallëruar stinën e verës dhe për të promovuar kuzhinën Korçare.
Epo tani le tė luajmë duart dhe le të përgatisim një lakror të shijshëm, ashtu sikurse amvisat korçare!