Emina Çunmulaj është një prej modeleve shqiptare me famë botërore më të dashura për publikun. Ajo njihet për natyrën e saj të çiltër dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Këto ditë, Emina ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foto nga pushimet e saj me bashkëshortin dhe vajzën. Modelja 32 vjeçarja është duke pushuar për momentin në vendlindjen e saj, Malin e zi. Ditën e djeshme Emina ka postuar disa foto në fshat, ku shihet mëngjesi tipik i shtruar.
“Mëngjes me katun”, është mbishkrimi që shoqëron foton. Më vonë, ajo ka postuar disa foto të tjera ku shihet, duke mbledhur fiq dhe manaferra. Në një tjetër pozë, modelja është duke vjelur domate. Mesa duket Emina është duke u argëtuar kaq shumë në vendlindje dhe po i shijon në maksimum pushimet e saj.