Një nga trendet më të reja të 2017 është vera që mbahet në qafë. Ajo nuk është thjesht një varëse me një gotë verë të vogël; është një varëse që shërben për të vendosur gotën aktuale të verës.

Kjo është realizuar nga “wine yoke” dhe është shumë e vlefshme. Ndodh që aksidentalisht gota e verës të bjerë teksa përpiqesh të mbash telefonin ose kur je duke kërcyer apo duke bërë foto.Tani ky nuk do të jetë më një problem. Gota nuk do t’iu pengojë të socializoheni. Gjithçka me këtë varëse do të jetë më e thjeshtë.