Ajo është një nga personazhet më të komentuar në media lidhur me format trupore, jetën e luksit, pushimet e shumta, jetën private apo edhe ndonjë batutë në rrjetet sociale. E kemi fjalën për showgirl-in e njohur, Aurela Hoxha. Bukuroshja brune duket sikur gjatë gjithë kohës është në udhëtime (brenda apo jashtë vendit), të paktën këtë përshtypje të krijojnë postimet e saj të vazhdueshme në mediat sociale. Së fundmi, e kemi parë të udhëtojë nga veriu në jug të Shqipërisë, për të mos folur pastaj për destinacionet si Ibiza apo Maldives. Ajo që ka rënë në sy në këto foto të postuar në instagramin e showgirl-it është dashuria e saj për ushqimin. Në disa prej fotove, Aurela është duke ngrënë një prej frutave me “in” të këtij sezoni. Dhe çfarë do të thoni ju? Shalqi! Ashtu sikurse pjesa më e madhe prej nesh, që nuk e ndajnë këtë frut kur janë në plazh dhe jo vetëm, të njëjtën gjë bën edhe Aurela. Madje këtë e ka demostruar edhe në fotot e saj plot stil. Ndoshta herën tjetër që ju do të bëni një foto me shalqi në plazh, mund të inspiroheni nga ato të Aurela Hoxhës. Ku i dihet!