Amarda Toska ka postuar në profilin e saj në Intagram një foto, ku ka treguar se çfarë është duke ngrënë këtë mëngjes.  Prezantuesja e njohur ka përgatitur një mëngjes të shëndetshëm, kos me fruta dhe biskota.
“Mëngjesi im i vonë perfekt. E përgatitur në shtëpi”, është përshkrimi që shoqëron foton e Amit. Ndjekësit në Instagram e kanë komplimentuar atë për mëngjesin e shëndetshëm dhe të shijshëm. Ajo çfarë bie më shumë sy tek komentet, është ai i bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit. Si gjithmonë me humor dhe batuta, ai ka shkruar në foton e bashkëshortes: “Kujdes içik aty ti zonjë, se të ka dal shala”. Epo, të kesh në krah një femër aq të bukur sa Ami, nuk ka faj Ermali të bëhet xheloz, megjithëse ishte e dukshme që komenti ishte i mbushur me doza humori, tipike për aktorin dhe prezantuesin e njohur.