Aurela Gaçe është një nga artistet shqiptare më të dashura dhe të pëlqyera nga publiku. Së fundmi, ajo ka publikuar projektin e ri muzikor “S’nuk”, në bashkëpunim me Fifin. Me siguri që edhe kjo këngë do të jetë një hit, ashtu sikurse çdo projekt muzikor i artistes. Por përveçse sukseseve në karrierë, Aurela duket se ka një energji të pashtershme edhe në jetën e përditshme. Ajo motivon vazhdimisht ndjekësit e saj dhe postimi i radhës ka qenë për nënat e reja dhe luftën e tyre me kilet e tepërta. Artistja tregon sesi ia doli të humbiste 17 kg, megjithatë ajo është kundër dietave, por i mëshon stilit të shëndetshëm të jetesës. Lexoni statusin e plotë të këngëtares në Instagram:
“Fotoja numër 1 fiks dy muaj pas lindjes së vajzës së dytë (sapo kisha filluar pak e nga pak ecje). Fotot e tjera sapo u shkrepën. 88 kg shkova. E tani, sot 8 muaj pas lindjes shënon 71, vetëm e vetëm me punë. Dy lindje, prerje çezariane, aspak e lehtë. Asgjë nuk është e pamundur. Për të gjitha nënat e reja, mos kujtoni se nuk mundeni. Të dashura, ne jemi të bukura, ashtu siç jemi, sepse trupat tanë mbajtur jetën e re. Zoti na ka bekuar me këtë mundësi, por postimi im është jo dhe jo për peshën. Jo dhe jo për kilogramët. Na duhet të jemi të shëndetshme, të forta, për fëmijët tanë. Të jemi më të lumtura për veten, për familjen e për shoqërinë. Me sport, më besoni që çlironi energjitë negative, që duam, s’duam, i marrim, sepse jemi njerëz. Jo dieta. Ushqehu shëndetshëm. Bëjmë shërbimin më të mirë shëndetit tonë. Edhe fëmijëve u japim forcë të mos dorëzohen për asgjë në jetë. Mos lejoni asnjë që t’ju tregojë të kundërtën. Ne nënat jemi të bukura, me çdo shenjë në trup, me celulit, me tule. Zoti e di pse na e dha ne këtë mundësi. Se e di ai që ne jemi luanesha të brishta.”