Duket sikur mosha nuk ka të ndalur për të dhe pavarësisht viteve që mban mbi supe, ajo sërisht është një nga femrat më të bukura dhe në formë të Hollywood-it. E kemi fjalën për aktoren e njohur Jennifer Aniston. Me siguri, ashtu sikurse ne, edhe ju mund ta admironi bukurisë dhe format e saj. Por a dini se Jennifer është një person shumë i devotshëm dhe e përkushtuar ndaj kultivimit të një stili jetese të shëndetshme?
Mësuesja e saj e yoga-sa prej 15 vitesh, Mandy Ingber tregon se aktorja është një person shumë i devotshëm ndaj sporteve.
“Kur fillova të bëj yoga me Mandy, vura re shumë gjëra”, ka treguar Jennifer. “Këmbët e mia ishin dobësuar dhe krahët ishin bërë më të fortë. Më e rëndësishmja vura re një forcë të brendshmme”, ka rrëfyer Jennifer. Ajo ka treguar se prej vitesh ndjek klasat e yoga-s dhe kjo e ka ndihmuar që të mbaj gjatë gjithë kohës trupin në formë dhe të ndihet mirë shpirtërisht. Jo vetëm, Jennifer Aniston, por një pjesë e konsiderueshme e yjeve hollyvudiane kanë nisur t’i përkushtohen seriozisht këtij lloj aktiviteti dhe rezultatet janë mëse të dukshme.