Një vajzë 16 vjeçare nga Australia ka arritur të humbasë plot 140 kilogramë në dy vite. Sipas saj, kjo nuk ka qenë absolutisht e thjeshtë, por ama ishte shumë e domosdoshme për organizmin e saj. Ajo quhet Mele dhe që e vogël ka luftuar vazhdimisht me peshën e saj, pasi çështjen e shëndetit e ka pasur një shqetësim afatgjatë. Madje, mjeku i saj e detyroi të merrte masa pasi shëndeti i saj ishte në rrezik serioz.

Arsyeja kryesore e peshës së saj ishte konsumimi i ushqimeve të përpunuara, shumë pak ujë dhe pothuajse aspak aktivitet fizik. Një vizitë tek mjeku zbuloi se Mele ishte rezistente ndaj insulinës. "Unë nuk e kuptoja plotësisht se çfarë ishte kjo, por e dija se mund të çonte në diabet, gjë që më bëri të ndihem e frikësuar për të ardhmen time”.

Rezistenca e insulinës ndodh kur qelizat tuaja nuk mund t'i përgjigjen siç duhet insulinës. Insulina ndihmon qelizat tuaja të ruajnë glukozën për energji, por kur glukoza nuk është ruajtur siç duhet, ajo mund të ndërtohet në gjakun tuaj. Trupi juaj mund të përpiqet të kompensojë këtë humbje duke prodhuar më shumë insulinë. Rezistenca e insulinës përfundimisht mund të çojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe diabet.

Në dhjetor 2014, Mele filloi udhëtimin e saj të vështirë për humbjen e peshës, nga 250 kg që ishte aktualisht.

Ja 5 hapat që ajo ndoqi:
-Hante shumë pak sheqer
-I ndërroi ushqimet e përpunuara me ushqime të shëndetshme
-Shmangi tundimin për të mbivlerësuar të tjerët. Filloi të vlerësojë veten e saj!
- Filloi ushtrimet cardio
- Filloi shëtitjet e përditshme

 "Unë tashmë kam mësuar se si të ushqej trupin tim dhe të kujdesem për të”, shprehet Mele.

Sot ajo ecën çdo ditë dhe shkon në palestër. Madje është e fokusuar në ndërtimin e muskujve.
Një shembull për tu marrë apo jo?/ Përshtati Për Shije.al/A.Z