Disa pite fshati me kos do të ishin një alternativë e lehtë dhe e shijshme për tu përgatitur tani. Mësoni cilët janë përbërësit dhe mënyra e përgatitjes së tyre:

Përbërësit:
2 vezë
2 filxhanë çaji kos
200 gram miell
200 gram djath të bardhë të copëtuar
1 lugë kafeje sodë pjekjeje
1 lugë kafeje papirika ( spec i kuq i ëmbël)
1 filxhan kafe me vaj luledielli 

Përgatitja
Marim miellin në një enë dhe e përzijmë me sodën. Më pas i shtojmë vezët, kosin, paprikën dhe vajin. Duke i përzierë vazhdimisht i shtojmë edhe djathin e grirë. Masën që përgatitët, e shtrojmë në një tepsi të lyer më parë me vaj.
E fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për 45 minuta, në temperaturë 180 gradë.