Ajo është nga personazhet shqiptarë më të komentuar dhe të ndjekur në rrjetet sociale, ku gjithmonë bën diferencën me stilin e saj dhe mënyrën e jetesës. E kemi fjalë për trashëgimtaren e Top Medias, Lori Hoxha. Momentalisht ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë, ndërkohë që ndan vazhdimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto fantastike nga destinacionet e saj të udhëtimit, të cilat për hir të së vërtetës janë të shumta. Në një postim të bërë mbrëmjen e djeshme në profilin e saj në Instagram, Lori ka shpërndarë një foto, ku shihet duke darkuar.  E kuruar si gjithmonë, edhe njëherë edhe tjetër blogeria shqiptare na tregon se kur bëhet për stilin ajo është e pagabueshme. Madje jo vetëm për stilin, por edhe për ushqimin. Mesa duket Lorit i pëlqen të jetë minimaliste në vakte. Të paktën këtë na lë të kuptojmë edhe fotoja e postuar. Epo të duash të ruash linjat, nuk është edhe aq e thjeshtë!