Këngëtarja Dafina Zeqiri është shpërngulur prej kohësh në kontinentin amerikan, atje ku po zhvillon edhe karrierën e saj muzikore. Para pak kohësh ajo publikoi projektin e parë muzikor ndërkombëtar “Four Season”, ku shfaqej edhe reperi i njohur French Montana. Por ndërkohë që artistja shqiptare është duke punuar për projekte të reja në fushën e muzikës, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria e saj. Dhe meqë jemi afër drekës dhe nëse ju akoma nuk e keni ndarë mendjen se çfarë sallate do të gatuani për sot, Dafina e ka një sugjerim për të gjithë ju. Në një postim në InstaStory, këngëtarja ka treguar sallatën që ka përgatitur për vete, duke shpjeguar edhe ingredientët.
“E bërë në shtëpi. Sallatë më lakër jeshile, salcë vegane, avokado, spirulinë, brokoli, marule, fara luledielli dhe salcë soje pa gluten”, ka shkruar Dafina.