Si thoni për disa qofte patatesh? Ato ju marin vetëm disa minuta kohë për tu përgatitur dhe janë shumë të shijshme. Mësoni si ti përgatisni: 

Përbërësit:
1 kg patate
1 qepë të madhe
1 lugë kafe piper
6 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle rigon
vaj ulliri dhe kripë

Përgatitja:
Pastrojmë patatet dhe i grijmë në rende, Pasi i kemi kulluar, I hedhim kripën, piperin, qepën e grirë imët, gjalpin dhe rigonin. Nga ana tjetër ngrohim tiganin me pak vaj ulliri. Me anë të një luge, marrim nga masa e përgatitur dhe e skuqim nga të dyja anët në tigan.
Në të njëjtën mënyrë do të veproni me të gjithë masën. Ja ku përgatitët disa qofte të shijshme patatesh./Shije.al