Spagetit janë tepër praktike për tu përgatitur. Sot ne ju propozojmë një recetë super të mirë me karkaleca deti, xhenxhefil dhe pana. Mësoni si ta realizoni nga duart tuaja.

Përbërësit:
500 gram makarona spageti
gjysmë kilogram karkaleca
½ filxhan çaji me panna
2 lugë gjelle gjalp
½ filxhan çaji me verë të bardhë
4 qepë të njoma
1 lugë gjelle me xhenxhefil
1 thelpi hurdhër
½ tufë  majdanoz

Përgatitja:
Presim qepët dhe hurdhrat dhe i skuqim në një tigan me gjalp. I shtojmë karkalecat e qëruar mirë dhe xhenxhefilin. I shuajmë me verë dhe i lëmë të skuqen derisa të kuqërrisen. I shtojmë majdanozin dhe panën.  
Nga ana tjetër ziejmë makaronat dhe në fund i përziejmë me masën e përgatitur më parë. Ja ku përgatitët disa makarona të shijshme me karkaleca deti dhe xhenxhefil!