Akullore apo biskota? Si thoni për të dyja bashkë. Ato janë të lehta për tu përgatitur dhe të japin ndjesinë e freskisë. Ja si ti përgatisni:

Përbërësit
2 të bardha veze
20 biskota
1 lugë kafe vanilje
200 ml panna
50 gram sheqer
1 filxhan kafe me manaferra

Përgatitja:
Marim një enë qelqi dhe në të shtojmë panën. E rrahim mirë për rreth 5-7 minuta dhe më pas e fusim në frigorifer për 20 minuta. Në një enë tjetër rrahim sheqerin dhe vezët. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, e përziejmë me panën që vendosëm pak më parë në frigorifer. Masën që krijuam e ndajmë në dy pjesë. Tek njëra shtojmë vaniljen ndërsa tek tjetra manaferrat. Marim një tavë dhe në të vendosim biskotat. Sipër u vendosim masën e akullores që përgatitëm dhe u vendosim përsëri biskotat e tjera sipër. Më pas i mbështjellim me disa qeska kuzhine dhe i fusim në frigorifer për 4 orë.
Biskotat akullore janë gati për tu konsumuar!