Mbase nuk ju pëlqen ta dëgjoni, por yndyra akumulohet në trupin tuaj duke formuar kështu celulitin. Ky i fundit është një nga problemet më të mëdha estetike te femrat. Nëse keni ndërmend ta mbani larg atë, duhet të eliminoni të gjitha toksinat e akumuluara në trupin tuaj.

Nëse nuk bëni asgjë, akumulimi i toksinave do të zgjerohet, gjë që do ta bëjë celulitin më keq me kalimin e kohës. Në një artikull të shkruar nga CNN,  thuhet se pothuajse 90% e grave po përballen me problemin e celulitit në ditët e sotme. Sipas dermatologëve të Universitetit ‘Grenoble’, ekstrakti i kanellës mund të jetë shumë efikas në heqjen e celulitit.
Në një eksperiment ku morën pjesë 80 gra me çrregullime të celulitit, 40 prej tyre iu nënshtruan maskave të veçanta anti-celulitit dhe 40 të tjera u trajtuan me vaj kanelle. Sipas rezultateve,  grupi i parë kishte 10 për qind më pak celulit dhe grupi i dytë kishte 60 për qind më pak ceculit.

Kanella konsiderohet si një nga erëzat më të përdorura dhe popullore dhe fuqia e saj shëndetësore mahnitëse vjen për shkak të përqendrimit të lartë të antioksidantëve. Lidhja mes zvogëlimit të celulitit dhe kanellës është e lehtë për t'u shpjeguar.
Celuliti është i lidhur me qarkullimin e toksinave dhe kanella nxit eliminimin e toksinave të depozituara në trup. Shtoni kanellën në dietën tuaj të përditshme në mënyrë që të shfrytëzoni çdo përfitim të saj. Kombinojeni me bollgur, në çaj ose në kafenë e mëngjesit.