Një sallatë e ftohtë me patate është zgjedhja më e mirë për sot. Përbërësit janë të lehtë për tu gjetur dhe të jeni të sigurt se pasi ta provoni do të lëpini gishtat! Ja si ta përgatisni: 

Përbërësit:
6 vezë
10 patate
 1 filxhan çaji majonezë
½ filxhan çaji me kopër
 2 lugë mustardë
1 lugë kafe me kripë
1/2 lugë kafe me piper të zi
½ lugë çaji me selino
1 qepë të grirë imët
1 filxhan kafe me ullinj të zi

Përgatitja:
Vendosim patatet në një tenxhere me ujë dhe kripë. I lëmë derisa të ziejnë mirë. Në një enë shtojmë majonezën, selinon, mustardën, kripën, piperin dhe qepën e grirë shumë imët. Më pas i hedhim edhe ullinjtë. I përziejmë mire derisa të krijohet një masë uniforme. Në një blender shtojmë patatet e ziera dhe masën që përgatitëm më parë. I rrahim mirë për një minutë dhe masën e krijuar e fusim në frigorifer për rreth 2 orë.
Në fund e shërbejmë, duke i shtuar sipër vezët e ziera dhe të prera në formë kubike dhe kopër të grirë imët./Përshtati për Shije.al/A.Z