Një supë jeshile për nga ngjyra, por shumë e shëndetshme për trupin dhe mendjen tonë. Përbërësit kryesor janë bizelja dhe spinaqi. Mësoni si ta përgatisni këtë recetë të shijshme.

Përbërësit:
150 gram bizele
2 thelpi hurdhra
1,5 litër ujë ose lëng perimesh
majdanoz jeshil
100 ml verë e bardhë
3 lugë gjelle me vaj ulliri
700 gram spinaq
piper dhe kripë
1 qepë e kuqe
3 domate të prera 
2 lugë gjelle me lëng limoni 

Përgatitja:
Marim bizelet dhe i vendosim në një tenxhere të ziejnë. Në një tenxhere tjetër ziejmë spinaqin në ujë me kripë. Më pas e kullojmë dhe e presim në copa të vogla. Në një tenxhere me vaj ulliri skuqim qepën, hurdhrat dhe spinaqin. I shtojmë verën dhe domatet e qeruara. Më pas i shtojmë bizelet e ziera dhe 1 litër ujë. E lëmë supën të ziejë për rreth 25 minuta. Nga fundi i shtojmë lëngun e limonit, majdanozin dhe pak vaj ulliri sipër.