Thonjtë, padyshim janë një pjesë shumë e rëndësishme e bukurisë. Nëse ato janë të plotë, të rregullt, të gjatë dhe mbi të gjitha të pastër, krijojnë një imazh të mirë për sytë. Zgjatja  e tyre është një problem që e hasin shumë njerëz. Por, ne do t’jua lehtësojmë shumë gjërat dhe do t’i japim fund problemit tuaj. Me këtë truk do të keni thonj të gjatë në vetëm 7 ditë.

Përbërësit për përzierjen me kripë:
1 lugë çaji kripë
½ tas i vogël me ujë të ngrohtë
½ limon
1 lugë çaji vaj ulliri

Udhëzime:
Hidhni lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe kripën në tasin me ujë të ngrohtë. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë.

Ndërkohë, përgatisni përzierjen tjetër me vaj.
Përbërësit:

1 lugë çaji vaj ulliri
2 kapsula vitaminë E

Udhëzime:
Miksoni në një enë vajin e ullirit dhe përmbajtjen  vitaminave E. Përziejini mirë. Zhysni fillimisht gishtat në përzierjen me ujë të ngrohtë dhe mbajini për 30 minuta. Masazhoni ngadalë thonjtë tuaj. Më pas pastrojini dhe thajini me një peshqir. Aplikoni përzierjen me vitaminë E te thonjtë me anë të një pambuku për 8-10 minuta. Bëjeni këtë 2 herë çdo ditë për një javë rresht. Rezultatet do t’i shihni në ditën e 3 ose të 4-ët.