Cistet e vezoreve janë një ndër shqetësimet më të mëdha të grave. Në mënyrë që të shmangni marrjen e mdeikamenteve dhe operacionet, përdorni metodat natyrale. Kjo recetë me të cilën do t’ju njohim përmban vetëm 2 përbërës dhe është jashtëzakonisht e efektshme në luftimin e cisteve.

Në shqip emërtohet si bima e veshit ( ndërsa në gjuhë të tjera mund ta gjeni houseleek ose sempervivum). Kjo bimë mund të përdoret për shumë probleme shëndetësore, sidomos kur është fjala për cistet ovariane. E kombinuar me mjaltë vjen si një ilaç shumë i fuqishëm, që i lë pas edhe medikamentet farmaceutike.

Përbërësit:
300 gram gjethe bime bar veshi (e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)
500 gram mjaltë

Udhëzime për përgatitjen dhe përdorimin:
Grini fillimisht gjethet shumë imët dhe hidhini në një enë. Shtoni mbi të mjaltin dhe përziejini mirë. Lërini mënjanë për 2-3 ditë, derisa përbërësit të jenë ngjyrosur plotësisht. Përdoreni  këtë ilaç çdo mëngjes me stomakun bosh, para se të hani diçka tjetër. Mos konsumoni asgjë deri në 2 orë pasi keni ngrënë nga kjo përzierje.
Stimulon metabolizmin dhe pastron trupin nga toksinat.  Kjo është veçanërisht e efektshme gjatë muajve të dimrit, pasi gjithnjë e më shumë substanca të dëmshme grumbullohen në trup.