Kujdesi për të patur një shikim sa më të qartë  është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i gjithë trupit. Fatmirësisht ka disa ushqime që një person mund t’i përfshijë në dietën e tij për të përmirësuar shikimin.
Disa nga ushqimet e zakonshme që i kemi parë të kenë një ndikim pozitiv  janë ushqimet me vitamina, acide yndyrore dhe antioksidantë.


Vezët
Nëse nuk e keni ditur më parë, vezët mund t’iu sjellin përfitime të shumta shëndetësore veçanërisht përmirësimin e shikimit tuaj. Gjithashtu vezët kanë acide yndyrore omega-3 të cilat janë përgjegjëse për luftimin e problemeve të ndryshme të syve.
Peshku
Peshku është një nga ata vaktet që nuk duhet të mungojë kurrë sidomos salmoni dhe sardelet që kane efekte pozitive për sytë.
Ata kanë  sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të  dobishme për sytë.
Hulumtime të mëtejshme kanë  zbuluar se peshku përmbante vitamina A dhe D të cilat luajnë një rol kritik në mbajtjen e retinës së syrit të shëndetshme.
Perimet me gjethe jeshile
Nëse nuk i keni konsumuar shumë shpesh është koha që këto perime t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme. Sytë kanë nevojë për vlera ushqyese që ia ofrojnë këto perime.
Për shembull, në perimet e gjelbra ju do të gjeni vitamina të ndryshme si; Vitaminë A, B-12, C dhe minerale kalciumi, që sytë kanë nevojë për të parë më mirë. Disa nga ushqimet që mund të përfshini në dietën tuaj janë: spinaqi, lakra, lulelakra etj
Çokollata e zezë
Ekspertët zbuluan se çokollata përmban antioksidantë dhe substanca të tjera të quajtura flavonoid që mund të ndihmojnë syrin të funksionojë më mirë.