Qimet e trupit janë një shqetësim i zakonshëm me të cilin përballen si meshkujt, ashtu edhe femrat. Këto të fundit veçanërisht, e kanë shumë problem dhe përpiqen të gjejnë mënyra sa më pak të dhimbshme për t’i eliminuar ato. Trajtimi me lazer është një zgjidhje, por përveçse kushton shumë, shoqërohet edhe me efekte anësore.

Kështu, një pjesë e madhe e qimeve mbeten nën lëkurë dhe krijojnë vetvetitu infeksione. Shfaqen disa gunga të vogla, të cilat ndonjëherë mund të përmbajnë edhe qelb. Ngackimi i tyre i bën ato më keq. Njerëzit me flokë kaçurrela janë më të prirur të preken nga kjo dukuri, për shkak të tendencës së flokëve për t’u rrotulluar në formë kaçurreli. Por, harrojini ilaçet apo trajtimet që ju rëndojnë kuletën. Ju mund të nxisni daljen e tyre me një përzierje të bërë vetë në shtëpi.

Skrab me kafe dhe xhel Aloe Vera
Përbërësit:

Kafe (e bluar)
Xhel Aloe Vera

Udhëzime:
Në një enë të vogël hidhni kafe dhe xhel Aloe Vera mjaftueshëm sa për të krijuar një lloj paste. Aplikojeni përzierjen ku keni qime nën lëkurë dhe përreth saj. Lëreni për disa minuta dhe më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë 2-3 herë në ditë, derisa qimet të dalin plotësisht në sipërfaqe të lëkurës.
Kafeina e pranishme në kafe ndihmon në uljen e infalamcionit dhe ënjtjes. Aloe Vera hidraton dhe shëron lëkurën.