Sipas një studimi të ri të kryer, kimikatet që gjenden tek sapunët, produktet e ndryshme për larje dhe kremrat mund të shkaktojnë probleme të pakthyeshme tek fëmijët. Është ky përfundimi i një studimi të kryer nga Laërence Livermore National Laboratory. Studiuesit kanë zbuluar se triklokarbani (TCC), një lloj kimikati antibakterial që gjendet zakonisht tek produktet e kujdesit të fytyrës dhe trupit mund të shpërndahet nga nëna tek fëmijët dhe të shkaktojë probleme të rënda me metabolizmin e tyre.
“Rezultatet tona janë të rëndësishme për shkak të rrezikut potencial të ekspozimit ndaj TCC përmes burimeve të ujit të kontaminuar në mjedisin jetësor dhe efektet negative të mëdha që rezultojnë nga ky ekspozim tek fëmijët tuaj”, ka thënë biologu Heather Enright, i cili është edhe një nga autorët  e këtij studimi.
Sipas studimit, ekspozimi i hershëm i jetës ndaj TCC ka potencial të shkaktojë sëmnundje të pakthyeshme për shkak të natyrës së brishtë të sistemeve të organeve dhe mekanizmave mbrojtës tek fëmijët.