Lyerja e flokëve përveçse i bën ato të duken më bukur, shoqërohet edhe me një problem të vogël: njollosjen e lëkurës. Lëkura dhe flokët përbëhen kryesisht nga një material i njëjtë,  i quajtur proteinë e keratinizuar. Pra, një produkt që synon të ngjyrosë flokët mund të njollosë lëkurën që vjen në kontakt me të.

Nuk ka masa parandaluese për këtë, por për fat të mirë ju mund ta përballoni problemin me lehtësi. Ka shumë pastrues të gatshëm, por ju mund t’i hiqni njollat e bojës me përbërës që i gjeni në shtëpi.
Përbërësit:
Sodë buke
Detergjent enësh

Udhëzime:
Hidhni fillimisht sodën e bukës në një tas të vogël. Më pas shtoni detergjentin e enëve dhe përziejini mirë derisa të krijoni një lloj paste. Aplikojeni pastën në zonat ku keni njolla dhe fërkojeni me një pambuk. Më pas pastrojeni me një copë pambuku të pastër. Rezultatet do të jenë thjesht mahnitëse.