Ndonjëherë është tepër e vështirë të interpretosh sjelljet e partnerit dhe të kuptosh nëse ai është i dashuruar me ju. Disa preferojnë që lidhjen e tyre ta bëjnë publike duke ndarë fotografi në rrjetet sociale ndërsa disa të tjerë janë disi më të rezervuar. Disa janë të aftë ta shfaqin dashurinë shumë mirë me fjalë ndërsa të tjerë me vepra.
Ndaj që të kuptoni nëse ai ju do vërtetë, mund t'i referoheni shenjave të zodiakut për të hequr çdo dyshim që mund të keni për mënyrën se si ndihet partneri juaj.

Dashi
Një mashkull i shenjës së dashit ka tendencën t’i mohojë ndjenjat e tij ose të devijojë nga tema nëse miqtë e pyesin për lidhjen.
Megjithatë, ai nuk është i zoti t’i fshehi ndjenjat dhe mund të vini re që zemra e tij rreh shpejt kur është me ju. Madje nëse është i dashuruar me ju ai do t'ju tregojë se si ndihet.Nëse ju thotë që iu do, ai e thotë sepse e ndjen vërtetë.
Demi
Një mashkull i shenjës së demit do t’i habisë të gjithë me xhelozinë e tij. Madje ai mund të jetë dhe vetë i suprizuar nga sjelljet e tilla, por këtë e bën sepse është shumë i afeksionuar pas teje. Ndonëse ata mund të jenë kokëfortë, ata do t’iu qëndrojnë gjithmonë pranë dhe iu do të keni mbështetjen e tyre për çdo gjë. Ata janë të këndshëm dhe të prirur për gjeste romantike. I konsideruar si një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit, demi do të shfaqet romantik dhe shumë i dashur në marrëdhënie.
Binjakët
Kur një mashkull i shenjës binjak  gjen dikë që e do, ai më në fund mund të dalë nga guaska e tij dhe ta shfaqë veten ashtu siç është.  Ai dëshiron të jetë në marrëdhënie me  një gruaje që nxjerr më të mirën e tij dhe e lejon atij të shkëlqejë në çdo aspekt. Në fakt, intimiteti fizik nuk është një prioritet  për këtë shenjë .Mashkulli binjak di ta shprehë shumë mirë atë që ndjen dhe është një dëgjues i mirë i partnerit.
Gaforrja
Meshkujt e shenjës gaforre janë shumë emocional. Ai do të jenë pranë jush gjithmonë dhe do të ketë besim të plotë tek ju. Ai do të ndajë shumicën e sekreteve të tij më të errta sapo të bierë në dashuri. Nëse ai ju mer në telefon ose iu dërgon mesazhe sepse ka një histori për të qeshur që do ta ndajë me ju, të jeni të sigurt që është i dashuruar kokë e këmbë.
Luani
Nëse partneri i shenjës luan fillon të vlerësojë çdo gjë që ju bëni, të jeni të sigurt se ky njeri është i dashuruar me ju. Kur ai tregon se sa shumë kujdeset dhe sa mirënjohës është që ju ka, do të thotë që ju do. Megjithatë, ai mund të mos i pranojë ndjenjat për shkak të krenarisë së tij.
Virgjëresha
Zakonisht mashkulli virgjëreshë është shumë kritik,  por nëse iu pranon me të metat që ju keni, ai është thellësisht i dashuruar me ty. Ai ka tendencën të shfaqi dashurinë që ka për ty edhe në rrjetet sociale duke pritur komente nga miqtë e tyre.
 Peshorja
Një mashkull peshore do të kujdeset gjithmonë për ju edhe nëse nuk e kërkoni diçka të tillë. Nëse mashkulli peshore po lufton për ju dhe po bën të pamundurën për të bërë për vete, atëherë ai është krejtësisht i dashuruar me ty. Do të vini re një rritje të vetëbesimit të tij nëse ka rënë në dashuri me ju.
Akrepi
Mashkulli akrep i fsheh ndjenjat sepse ka frikë nga dashuria.
Por nëse vini re që ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju të jeni të sigurt që ju do.Akrepi është shenjë shumë besnike në dashuri dhe do t’iu respektojë dhe shfaqi interes nëse iu do vërtetë.
Shigjetari
Meshkujt shigjetari tërhiqen nga gratë të cilat kanë shumë vetëbesim. Nëse vini re që janë duke bërë plane për të ardhmen me ju, do të thotë që është shumë i dashuruar.
Bricjapi
Nëse iu duan, meshkujt e shenjës bricjapi do ta thonë atë troç. Megjithatë, për shkak se ata mund të supozojnë se ju tashmë e dini se si ndjehen për ju, ata mund të përfundojnë duke ju larguar. Duhet të jeni shumë të duruar me të derisa dhe ata vetë të sigurohen për dashurinë që kanë për ju.
Ujori
Meshkujt ujori nuk janë shumë të dukshëm dhe mezi kuptohen në lidhje me ndjenjat dhe emocionet e tyre. Ju  duhet të analizoni çdo sjellje për të kuptuar nëse ata iu duan
Peshqit
Të konsideruar si shenja më romantike e horoskopit, peshqit kuptohen shumë lehtë nëse iu duan.
Gjestet romantike nuk do të mungojnë nëse iu do vërtetë madje mund të vini re që ai vendos problemet dhe nevojat tuaja si prioritare.