Shumë njerëz kalojnë të 20-tat  duke u marrë me disa sjellje jo të shëndetshme  dhe duke shpenzuar të gjitha paratë e tyre të disponueshme . Por të 30-at tuaja  janë koha ideale për të zëvendësuar  disa zakone që do t'ju ndihmojnë të arrini përmbushjen personale dhe profesionale .
1. Ndalo pirjen e duhanit.
Nëse keni filluar pirjen e duhanit, ndaloni menjëherë. Ndoshta nuk mund të zhbëni dëmin që mund të ketë ndodhur nga duhanpirja por jeni ende në kohë.
Hulumtimet tregojnë  se ata që kanë lënë duhanin para moshës 40 vjeçare kanë një rrezik 90% më të ulët të vdekshmërisë sesa ata që e pijnë akoma.
2. Filloni të flini dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë.
Ndoshta mund t’iu duket një mënyrë e mirë zgjimi në orë të vona gjatë fundjavave, por ekspertët rekomandojnë që të zbatoni një orar të saktë për çdo ditë. Në këtë mënyrë do të shmangni problemet me gjumin duke zbatuar të njëjtën rutinë.
3. Filloni të ushtroheni rregullisht
Mundohuni të lëvizni sa më shumë që të jetë e mundur. Pas të 30-tave ju filloni të humbisni masën e muskujve ndaj aktivite fizik është shumë i rëndësishëm. Nuk ka rëndësi nëse ecën, vrapon apo noton. Rëndësi ka që trupi të jetë në lëvizje.
4. Filloni kursimin e parave
Filloni të kurseni sa më shumë nga rroga juaj pasi kur ndërtoni një familje të ardhurat janë shumë të rëndësishme. Në këtë mënyrë do të keni mundësi t’i përballoni kushtet e jetesës.
5. Filloni falni vetveten për gabimet tuaja.
Të gjithë bëjmë gabime, por ato i përkasin të shkuarës.Falini vetes gabimet tuaja, mësoni prej tyre dhe bëni përpjekje për të ecur para.