Avullimi i peshkut për disa minuta mund të jetë mënyra më e shëndetshme e gatimit të tij. Një studim tregon se kjo metodë gatimi është më e mira për të ulur cianotoksinat duke ndihmuar në reduktimin e rreziqeve të lidhura me shëndetin.  Duke e avulluar peshkun ne largojmë rrezikun që toksinat e dëmshme të kalojnë në organimin tonë.

Këto janë të dhënat që nxjerrin një grup hulumtuesish në departamentin e ushqimit, pranë Universitetit të Seviljes. Studimi tregoi sesi avullimi i peshkut të paktën dy minuta ul konsiderueshëm toksinat e dëmshme dhe nënvizon se përdorimi i zgarës për gatimin e peshkut, ka në vetvete pasoja të dëmshme, që shkojnë deri në kancer. Deri më tani, toksinat e peshkut kanë treguar se kanë ndikim tek veshkat, mëlçia, hipertensioni, mostretja. Ato mund të sjellin dhimbje koke, diarre, dehidratim etj.

"Është thelbësore të vazhdojmë të investojmë burime kërkimore në këtë fushë, pasi ekspozimi i vërtetë i konsumatorëve ndaj toksinave nuk dihet dhe prandaj rreziku është gjithashtu i panjohur", përfundojnë studiuesit./Shije.al