Ajo është një nga moderatoret më të dashura dhe simpatike të ekranit shqiptar. Me çiltërsinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon, Anila Çela shoqëroi edhe këtë sezon mesditën tonë me emisionin e saj në Vizion Plus. Ndërkohë që nuk ka mbetur shumë kohë nga nisja e sezonit të televiziv, Shije.al zhvilloi një bisedë të këndshme dhe ndryshe me moderatoren, duke mësuar më shumë mbi raportin e saj me ushqimin dhe jo vetëm.

Nga Sidorela Lepri        

Dashuri më e sinqertë se ushqimi është...
Dashuria për familjen.
Kur e shoh veten në pasqyrë them sa ngjaj me (krahasuar me shportën e frutave)…
Qershinë. (Meqë është e preferuara ime. )
Me cilin personazh publik nuk do të haje kurrë një vakt...
Me ndonjë që flet shumë dhe nuk të lë të kapësh pirunin me dorë pasi kërkon vëmendje.
Më mirë e uritur se kur gatuan (kush)...
Më mirë mos ta shoh atë që gatuan dhe si gatuan, kushdo qoftë.
Çfarë i thua vetes kur sapo ke marrë shumë kalori?
I meriton, të bëftë mirë! (Qesh)        
Cila është darka më e shtrenjtë që ke paguar?
Nuk di të them shifra, ndonjë darkë familjare do të ketë qenë.   
Të pëlqen kur paguan apo kur të qerasin?
Kur paguaj më pëlqen më shumë, sepse porosis çfarë të dua, pa u shqetësuar për xhepin e tjetrit.
Cila është situata më e sikletshme që ke kaluar në restorant?
Asnjë situatë nuk kujtoj.  
Cfarë nuk duhet numëruar tjetër përveç gotave të verës…
Asgjë nuk duhet numëruar. Tryeza duhet respektuar bashkë me oreksin. (Qesh)
Do doja të ktheje kohën pas e të pije një gote vere me…
Time motër. Angazhimet familjare na i kanë bërë të rralla takimet vetëm për vetëm me një gotë vere.     
Kur jam e mërzitur mbush një teke…
Një filxhan të madh me kafe dhe e pi ngadalë.    
Më mirë të rri pa ngrënë se të ha…
Lakër.
Çfarë i thua vetes kur sheh një mashkull që gatuan..
Nuk mendoj asgjë, i bëj ndonjë pyetje rreth kuzhinës.
Më çfarë ushqimi e identifikon njeriun e zemrës…
Ngeca tek kjo pyetje. Me kripën. Populli thotë për njerëzit që të tërheqin që “kanë kripë”. Dhe ndërkohë imagjino të jesh duke gatuar e të të mungojë kripa në kuzhinë.