Një padi e paraqitur nga Lewis Daly në Brooklyn, Nju Jork, thotë se tërshëra përmban një substancë kancerogjene të quajtur glipostat dhe është përcaktuar të jetë potencialisht e dëmshme për njerëzit në vitin 2015. Sipas tij, gjurmët e glipostatit u gjetën pas testimit të produktit. Padia do të kërkojë më tej rimbursimet e konsumatorëve.

Këto kompani në fakt shesin prodhime që pretendojnë se janë 100% natyrale, është shprehur ai. Ky reklamim i rremë është me të vërtetë çorientues ndaj klientëve. Glipostati është shumë popullor në trajtimin e barërave të këqija. PepsiCo është kompania që zotëron tërshërët e quajtur “Quaker Oats”. Ata pretendojnë se prodhimet e tyre janë rritur, korrur, prodhuar dhe shitur tërësisht  në mënyrë të përgjegjshme.

Sipas tyre, çdo gjë kalon përmes një proçesi pastrimi që heq çdo nivel të atij elementi të dëmshëm. Por Daly pretendon ndryshe.
Mbetet për tu parë cilat do të jenë rezultatet dhe a duhet ta hamë pa frikë tërshërën ose jo!/Shije.al