E këndshme, e bukur dhe gjithmonë fine, modelia e njohur Andonia Dobi rrëfen në këtë bisedë me Shije.al raportin e saj me ushqimin, gatimet e preferuara si edhe personazhin publik, me të cilin nuk do të hante kurrë një vakt.

Nga Sidorela Lepri/Shije.al
Dashuri më e sinqertë se ushqimi është...
Dashuria mendore me një person.
Kur e shoh veten në pasqyrë them sa ngjaj me (krahasuar me shportën e frutave)…
Them sa ngjaj me luleshtrydhen. (Qesh)
Me cilin personazh publik nuk do të hajë kurrë një vakt...
Nuk do ndaja kurrë një vakt me Donald Trump.
Më mirë e uritur se kur gatuan (kush)...
Më mirë e uritur sesa kur gatuan dikush që nuk është i pastër nga ana higjienike.  
Çfarë i thua vetes kur sapo ke marrë shumë kalori?
Nuk e vras mendjen për kaloritë dhe do doja që dhe shumë njerëz të vepronin ose të mendonin si unë.
Të pëlqen kur paguan apo kur të qerasin?
Më pëlqejnë të dyja rastet, kanë kënaqësinë e tyre.
Cila është situata më e sikletshme që ke kaluar në restorant?
Deri tani kam parë situata të sikletshme tek të tjerët, por akoma jo tek vetja.
Çfarë nuk duhet numëruar tjetër përveç gotave të verës…
Në fakt, nuk konsumoj pije alkoolike.
Më mirë të rri pa ngrënë se të ha…
E adhuroj faktin se çdo lloj ushqimi unë di sesi ta gatuaj apo shijoj dhe nuk kam asnjë mosmarrëveshje në lidhje me një produkt ose pjatë të veçantë.  
Çfarë i thua vetes kur sheh një mashkull që gatuan..
Kur shoh një mashkull që gatuan? Falenderoj, sepse kam fatin ta shoh në radhë të parë dhe në radhe të dytë rrallë gjenden të tillë.
Më cfarë ushqimi e indentifikon njeriun e zemrës…
Sa herë që shoh pasta diku, ose gatuaj pasta, ai është personi i parë që më vjen në mendje.