Ju mund të përdorni uthull molle për shumë gjëra dhe në shumë vende, kështu që është e këshillueshme që ta keni gjithmonë në shtëpinë tuaj, madje edhe në çantë, si një ndihmë urgjente. Ajo është 100% e sigurt, natyrale dhe nuk përmban kimikate.
Këtu janë disa përdorime të ndryshme të uthullës së mollës. Nëse vendosni ta përdorni atë për qëllime shëndetësore dhe për qëllime bukurie, rekomandohet përdorimi i uthullës së papërpunuar të mollës.
Ndihmon me fryrjen dhe kapsllëkun;
Uthulla e mollës është një përbërës acid i ngjashëm me acidin klorhidrik. Ky lloj i acidit prodhohet në stomak dhe funksioni i tij është të ndihmojë përpunimin e ushqimit. Miksoni çaj të ngrohtë me një lugë gjelle uthull molle dhe konsumojeni atë përpara darkës.
Largon urthin;
Urthi mund të ndodhë për shumë arsye të ndryshme, por arsyeja më e shpeshtë është sasia e pamjaftueshme e acidit të stomakut të prodhuar nga trupi. Është shumë e rekomanduar në mjekësinë alternative që të konsumoni mjaltë të papërpunuar me një lugë gjelle uthull molle, atëherë kur filloni të përjetoni simptomat fillestare të urthit.
Trajton infeksionet fungale;
Uthulla e mollës është shumë e dobishme në trajtimin e infeksioneve të jashtme. Përdorni pak pambuk për të vendosur uthull molle në zonën e prekur. Ose ju mund të vendosni këmbët tuaja në ujë me uthull molle në raport 5:1 për 30 minuta çdo ditë.
Për të larë frutat dhe perimet;
Frutat dhe perimet që përdorim kanë shumë pesticide. Por, për fat të mirë mund t'i lani ato. Bëni një përzierje me sasi të barabarta të ujit dhe uthullës së mollës dhe lani frutat e perimet tuaja. Pas kësaj, shpëlajini edhe njëherë me ujë të pastër.
Balancon erëzat pikante;
Nëse mendoni se ka shumë piper në ushqimin tuaj dhe nuk ju pëlqen shija, thjeshtë shtoni 1 lugë çaji uthull molle për të përmirësuar shijen e tij.
Heq zbokthin;
Zbokthi mund të shfaqet për shumë arsye të ndryshme dhe më të zakonshmet janë lëkura e irrituar dhe infeksionet kërpudhore. Ajo gjithashtu mund të rregullojë nivelet e pH të lëkurës për shkak të vetive të fuqishme anti-fungale. Së pari, lani flokët me një shampo dhe pastaj aplikoni uthull molle dhe ujë në sasi të barabartë. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni. Këtë mund ta bëni çdo ditë derisa zbokthi të zhduket.