Këto ditë në media është folur për transferime të ndryshme të shumë personazheve nga një televizion në një tjetër. Diskutimeve se në cilin televizion do t’i shohim shumë emra të njohur në këtë sezon të ri nuk i ka shpëtuar as shefi, Arvin Kita.
Është përfour se ai nuk do të jetë më shefi i emisionit “Blind Taste” në Vizion Plus, por do t’i bashkohet Anjeza Majës dhe Florian Agalliut në drejtimin e “Në Shtëpinë tonë” në Top-Channel.
Por megjithatë, Arvini ka treguar në një prononcim për Shije.al se ende nuk është vendosur diçka konkrete në këtë aspekt dhe është në vijim të diskutimeve me televizionin Top-Channel.
Ai ka rrëfyer më tej se në momentin e parë që do të jetë vendosur zyrtarisht se në ekranin e cilit televizion do ta shohim këtë sezon, do të jetë ai që do të bëjë publik lajmin.