Mbrëmjen e djeshme një prej çifteve më të njohur dhe të dashur të ekranit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan në martesë historinë e tyre 8 vjeçare të dashurisë në Pallatin e Brigadave. Në një organizim tipik mbretëror qindra të ftuar, miq e shumë personazhe të njohur të ekranit dhe në një atmosferë të kuruar në detaje, çifti i thanë “po” njëri-tjetrit.

Ndërkohë që dyshja shkëmbeu betimet dhe unazat, festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Muzikë, performanca të disa prej artistëve më të njohur shqiptar dhe ushqim i mirë janë disa prej elementëve që nuk kishin sesi të mos na tërhiqnin vëmendje në të gjithë dasmën përrallore të Besit dhe Xhensilës, që me siguri do të mbahet mend gjatë.

Ndërkohë që Shije.al ka siguruar disa foto të pjatave dhe menunë e plotë të dasmës, ku vihet re se ka edhe shumë gatime tradicionale.
Antipastë
Sofër kallamoqe;
Pjata parë 1
Karamele me brum të freskët dhe mish paste;
Pjata parë 2
Trahana me boronicë pule;
Pjata dytë 1
Rosë e mbushur me izhmeri;
Ndërprerje
Serbeto me shegë të egër;
Pjata dytë 2
Tavë Elbasani dhe safran;
Pjata dytë 3
Kec mirdite dhe varacion patatesh;
Ëmbëlsira;
Fruta Stine;
Tortë me kos të terun dhe fruta pylli;
Komposto thane;
Akullore me thanë./Shije/al