Postimi i fotove me ushqim në instagram tashmë është kthyer në një trend për shumë personazhe të huaj dhe së fundmi edhe për ato shqiptarë. E sigurisht, kur bëhet fjalë për ushqimin, Shije.al është gjithmonë e vëmendshme.

Kësaj radhe e kemi fjalën për një foto të postuar nga aktorja dhe këngëtarja, Laura Nezha. Një sallatë dhe një pjatë me makarona. Kjo është menuja e tryezës së Laurës, e cila ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo e ka shoqëruar foton me diçiturën: “Curly pasta for curly hair”, pra “makarona të përdredhura për vajzën me kaçurrela”.

Laurën jemi mësuar ta shohim në role të ndryshme në skenat e teatrove, por edhe pjesëmarrëse në disa nga festivalet më në zë të vendit, megjithëse duket se për momentin e ka lënë pak pas dore muzikën.
Së fundmi, me anë të postimeve në mediat sociale, ajo ka treguar se është duke u përgatitur për sezonin e ri në teatër dhe shfaqet e radhës që e presin./Shije.al