Janë të shumtë tregtarët që për arsye nga më të ndryshmet, nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre dhe detyrohen të flakin mallin.

I tillë është edhe rasti i fermerëve në Burrel, denoncuar në portalin “Jeta Osh Qejf” përmes një qytetari, ku në mesazh shprehet:
“Shikoni se çfarë po ndodh në një fshat në Burrel. Të gjithë tregtarët janë të detyruar të flakin të gjitha produktet e tyre natyrale, pasi me shitjen e tyre as lekët e transportit nuk nxjerrin dot. Nuk gjejnë dot treg, po i mbyt konkurenca e pandershme. Po hamë domate të rritura me hormone sepse fermerët po i hedhin ato të rritura në mënyrë natyrale”.

Kjo në fakt nuk është hera e parë, që fermerët janë të pakënaqur nga politikat dhe lehtësitë ekonomike që ofron shteti shqiptar për ta dhe në fund hedhin mallin e pashitur, në formë proteste./Shije.al