Qesja plastike është një objekt i përdorur gjerësist në kuzhinë. Ajo përdoret kryesisht për të mbështjellë ushqimet. Padyshim, shumica e njerëzve e kanë një të tillë në shtëpi. Debatet mbi përdorimin e saj kanë qenë të shumta. Por, kohët e fundit shkenca mund të vendosë në favor të lajmit të keq: ka arsye për t’u shqetësuar.

‘Journal of Pediatrics’ realizoi një studim që përfshinte pothuajse 3000 fëmijë. Sipas tyre, ftalatet, kimkate të pranishme në plastikë, nxisin nivelet e larta të presionit të gjakut te njerëzit nga 6-19 vjeç. Këto kimikate janë të afta të dëmtojnë muret arteriale. Ky proces i rrezikshëm mund të çojë në dëmtimin e drejtpërdrejtë të qelizave të zemrës.

Leonardo Trasande, studiuesi kryesor nga Shkolla e Mjekësisë e Nju Jorkut, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se ftalatet arrijnë ushqimin përmes dorezave plastike dhe mbështjellësve. Por ata janë gjithashtu të pranishme në kozmetikë dhe parkete. Këto kimikate mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës. Është e këshillueshme që adoleshentët dhe fëmijët të kufizojnë përdorimin e tyre".

Ekzistojnë disa prova që theksojnë se nxehtësia shkakton kimikatet e pranishme te shumë produkte plastike. Është e tmerrshme të theksohet se është pikërisht nxehtësia që mund të shkaktojë rrjedhje të kimikateve deri në 55 për qind. E ndërsa jemi te rrjedha e përdorimit të materialeve plastike, sipas “Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor”, duhet të përpiqeni të mos i ngrohni ushqimet në enë plastike.  Zëvendësojini ato me enë qeramike ose qelqi,  pasi janë shumë herë më pak të rrezikshme.