Infeksionet e traktit urinar janë forma e dytë më e zakonshme e infeksioneve në trup, duke prekur mbi 8 milionë njerëz në vit në SHBA. Gratë janë më të ndjeshme ndaj këtyre infeksioneve dhe mbi të 50-at, do të preken në mënyrë të pashmangshme një herë në jetën e tyre.

Trajtimi aktual për UTI (Infeksionet e Traktit Urinar)
Antibiotikët janë trajtimi më i rekomanduar. Për njerëzit me infeksione të përsëritura, doza të ulëta të antibiotikëve zakonisht meren çdo ditë për 6 muaj, gjë që rrit rrezikun e shfaqjes së baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.
Përveç kësaj, antibiotikët zhdukin edhe mikroorganizmat e dobishëm, duke çuar në rritjen e rrezikut të infeksioneve kërpudhore dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. D-mannose për trajtimin e UTI pa antibiotikë është po aq efektive në parandalimin e përsëritjes së këtyre infeksioneve.
Në një studim që përfshiu 300 gra me UTI të përsëritura, studiuesit i trajtuan me 2 gram D-mannose, 50 miligram antibiotikë, ose pa trajtim për 6 muaj.

D-Mannose: Një kurë natyrale për UTI
Rreth 15% e atyre që morën D-mannose përjetuan një UTI të përsëritur në krahasim me 20% e grupit me antibiotikë. Gjithashtu, afektet anësore ishin shumë më të ulëta në grupin e parë se sa në atë të fundit.
Dr. Jonathan Ëright ishte i pari që filloi të përdorë D-mannose për infeksionet e traktit urinar rreth 20 vjet më parë dhe trajtimi rezultoi i suksesshëm në  85-90% të rasteve. D-mannose funksionon për trajtimin e UTI-ve akute, për parandalimin e UTI-ve të pas-marrëdhënieve dhe tek ata që janë të prirur ndaj infeksioneve të përsëritura.

Dr. Wrights rekomandon doza si më poshtë:
Për trajtimin e UTI-ve: 1 lugë çaji (rreth 2 gram) për të rriturit, ½ deri në 1 lugë çaji për fëmijët, të tretur në një gotë me ujë. Përsëriteni çdo 2-3 orë. Për parandalimin e UTI-ve pas marrëdhënies: Merrni 1 lugë gjelle një orë përpara marrëdhënies dhe një lugë gjelle menjëherë pas saj.
Për parandalimin e infeksioneve të përsëritura: Filloni me dozat e lartpërmendura për trajtim, pastaj zvogëloni gradualisht dozen.

Pse funksionon D-mannose për trajtimin e UTI?
Mbi 90% e UTI-ve shkaktohen nga E.coli, që zakonisht gjendet në traktin e zorrëve. Problemet ndodhin kur ky bakter është i pranishëm në numër më të lartë dhe në vende ku nuk duhet të shfaqet, siç është sistemi urinar. Kur shumëfishohet në traktin urinar, keni simptoma si djegie me urinim, gjak në urinë, dhimbje të barkut apo urinim të shpeshtë.
Në shumicën e rasteve, këto infeksione mund të trajtohen pa antibiotikë duke përdorur D-mannose. Duhet të dini se D-mannose funksionon vetëm për infeksionet e shkaktuara nga E.coli.