Erëzat mund t’i mblidhni në çdo kohë. Aroma dhe shija e tyre i bëjnë gatimet shumë speciale. Përdorni perimet për të bërë salca, kryesisht ato të pjekura mirë. Të kombinuara me erëza, japin si rezultat salca që do të dëshironit t’i kishit gjithmonë në tryezën tuaj për të shoqëruar pjatat që ju pëlqejnë më shumë.

10 hapat për të bërë salcë të freskët
Lani domatet me ujë të nxehtë në mënyrë që të largoni lëkurën e tyre me lehtësi. Pastrojini ato nga farat.
Prejini më pas në copa të vogla.
Grini qepët dhe shtypini.
Qëroni hudhrat dhe grijini imët.
Grini edhe erëzat.

Kombinojini të gjtihë përbërësit në një tigan të madh.
Shtoni pak lëng limoni ose uthull.
Shtoni kripë, qimnon dhe piper për shije.
Përziejini herë pas here derisa të vlojnë.
Uleni temperaturën dhe ziejini për 20 minuta, duke i përzier vazhdimisht.