Të gatuash në tavë mund t’ju duket diçka e thjeshtë, por nëse gatuani në mënyrën e duhur, do të shikoni një diferencë të madhe. Ne ju tregojmë disa truke të thjeshta rreth kësaj:

Zgjidhni tavën  e duhur
Ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi tavës që zgjedhim dhe me këtë pjesë bëjmë shumë gabim. Perimet për shembull duhet të gatuhen në një tavë sa më të hollë në trashësi. Duhet të jetë metal i fortë dhe të durojë temperaturat e larta.

Pastrojeni tavën në moment
Këshillohet që pasi të keni shërbyer vaktin nëpër pjatat tuaja, ta pastroni tavën në moment në mënyrë që ajo të shkëlqejë dhe të duket gjithnjë si e re. Kjo ndikon edhe tek ushqimet e gatuara më vonë, në mënyrë që të mos jenë me kokrriza.

Ziejini para se ti vendosni në tavë
Perimet si patate apo karrota duan më shumë kohë për tu zierë sesa domatet apo të tjera. Prandaj do të ishte më mirë ti zienit, para se ti vendosni në tavë, për një gatim më të mirë të tyre.

 Me vaj, por jo në tavë
Nëse jeni duke gatuar perime, vendosini në një tavë dhe sipër u shtoni vajin. Më pas i kaloni në tavë. Nëse u hidhni vajin direkte në tavë,jeni duke gabuar!/Shije.al