Ajo është një personazh i dashur për publikun shqiptar, e cila ia ka dal të fitojë simpatinë e tij që në daljet e saj të para publike. Ishim mësuar ta shihnim në ekranin e IN Tv, por këtë sezon të ri televiziv Arjola Shehu do të vi ndryshe me emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, nga e hëna në të premte.
Ndërkohë Shije.al zhvilloi një bisedë të shkurtër dhe të këndshme me brunen simpatike për të zbuluar më shumë rreth raportit të saj me ushqimin dhe jo vetëm.

Dashuri më e sinqertë se ushqimi është..
Dashuri më e sinqertë se ushqimi është.. dashuria për kafshët.
Kur e shoh veten në pasqyrë them sa ngjaj me (krahasuar me shportën e frutave).
Kur e shoh veten në pasqyrë them sa ngjaj me të preferuarën time, mollën jeshile.
Me cilin personazh publik nuk do të haje kurrë një vakt...
Me atë që nuk do të dinte të më respektonte.
Më mirë e uritur se kur gatuan (kush)...
Më mirë e uritur se kur gatuaj vet.
Çfarë i thua vetes kur sapo ke marrë shumë kalori?
Më bëfshin mirë!
Cila është darka më e shtrenjtë që ke paguar? 
Nuk mbaj mend ndonjë shifër marramendëse.
Të pëlqen kur paguan apo kur të qerasin? 
Më pëlqen të jem e pavarur!
Cila është situata më e sikletshme që ke kaluar në restorant?
Kur nuk kam ditur si të ha gaforret.
Çfarë nuk duhet numëruar tjetër përveç gotave të verës…   
Racionet e trileçes që gatuan mami im.
Do doja ta ktheja kohën pas e të pija një gote vere me…
Me mikeshën time më të mirë të gjimnazit, e cila nuk jeton më në Shqipëri!
Kur jam e mërzitur mbush një teke…
Nuk pi alkool. Maksimumi në të rrallë, një gotë verë.
Më mirë të rri pa ngrënë se të ha… 
Më mirë të rri pa ngrënë se të ha bamje!
Çfarë i thua vetes kur sheh një mashkull që gatuan..
Atë që them edhe kur gatuan një femër...ishalla dalin ushqimet e shijëshme!